Lionel Messi po i jep fund startin më të dobët ndonjëherë me Barcelonën.

Legjenda argjentinase pësoi një dëmtim gjatë parasezonës, që nënkupton se ai u desh ta bënte startin e parë nga fillimi mbrëmë në fitoren 2-1 kundër Villarrealit.

Por pavarësisht se regjistroi një asistim për Antoine Griezmannin në golin e parë, makthi i Messit vazhdoi.

Ai u zëvendësua pas pjesës së parë nga Ousmane Dembele pasi shpenzoi një pjesë të madhe të kohës në pjesën e parë jashtë vijave duke u mjekuar.

Ishte një tjetër komplikim për pesë herë “Topin e Artë” dhe fjalët e tij për fizioterapeutin e klubit derisa ishte duke u mjekuar nënvizojnë frustrimin e tij.

Kamerat e “El Golazo” kanë kapur reagimin e tij, me “Marcan” që raporton se ai u shpreh: “Nuk mund të thyhem, nuk mund të thyhem.”

32-vjeçari po lutej që të mos pësonte një lëndim tjetër.

Barça është aktualisht në mes të krizës dhe i duhet domosdoshmërisht Messi në top formë, nëse dëshiron ta shpëtojë sezonin.