Prishtina vazhdon të jetë në krizë.

Në xhiron e 4 të Ipko Superligës, skuadra nga kryeqyteti është mposhtur 0-1 nga Llapi në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Pas ndeshjes ka folur edhe trajneri, Bylbyl Sokoli, i cili debutoi me humbje në rikthimin e tij tek stoli i Prishtinës.

Ai është i vetëdijshëm për defektet e ekipit.

“Kemi probleme në të gjitha fazat dhe kjo është evidente. Por, më së shumti çalojmë në repartin e mbrojtjes dhe atë të mesit të fushës. Dy lojtarët e vijës së fundit nuk kanë komunikim fare, ndërkohë që lojtarët e mesfushës nuk krijojnë në repartin e sulmit dhe janë të parrezikshëm. Na duhet shumë punë për t’u përmirësuar në aspektin taktik, teknik dhe psiqik. Do ta kemi të vështirë, por besoj se mund të ja dalim”, deklaroi Sokoi për ‘Super Sport’.

“Prishtina ka shumë cilësi dhe potencial, ndaj do ta gjejmë rrugën për të dalë nga kjo situatë”.

“Po e them edhe njëherë do të jetë vështirë, por do të punojmë maksimalisht për t’i eliminuar këto gabime të cilat po na shfaqen dhe do shohim përpara”. Me vetëm një pikë në fundin e tabelës pas katër xhirove, Bylbyl Sokoli do të ketë shumë punë për ta kthyer Prishtinën në maje të tabelës.

Loading...