Listën e sëmundjeve më vdekjeprurëse në botë deri tani e kryesonin ato kardiovaskulare.

Por zbulimi i fundit tregon tjetër gjë: Vrasësi më i madh në mesin e njerëzve të moshës së mesme, dhe në vende të konsideruara të pasura, sipas shkencëtarëve, është kanceri!

Dy studime të rëndësishme, të botuara në revistën prestigjoze “The Lancet” tregojnë se ekspertët gjetën prova të një “tranzicioni” të ri global mes llojeve të ndryshme të sëmundjeve kronike.

Hulumtimet janë realizuar në 21 vende të ndryshme të botës, ku janë ndjekur jetët e mijëra personave në periudhën e viteve 2005-2016, mosha mesatare e të cilëve ishte tek 50 vjeç.

Loading...