Shefi ekzekutiv i Barcelonës, Oscar Grau, ka bërë të ditur se klubi katalunas mund të mos tentojë ta kthejë brazilianin në “Camp Nou” në verën e vitit 2020.

Ai gjithashtu ka treguar se gjatë verës që lamë pas, Barça ka bërë oferta të ndryshme për ta kthyer 27-vjeçarin në shtëpi, por PSG-ja ka refuzuar gjithmonë ofertat e katalunasve.

“Neymar ka qenë kërkesë në aspektin sportiv dhe klubi ka bërë gjithçka për ta kthyer, megjithëse në një mënyrë të qëndrueshme financiare”, tha Oscar Grau, duke konfirmuar se asnjëherë nuk kanë ofruar 300 milionë euro që PSG kërkoi.

Por, Barça ka ofruar lojtarë dhe shuma të ndryshme parash, që kapin 100 milionë euro.

“I kemi bërë shumë oferta PSG-së. Ata gjithmonë i kanë refuzuar. Nuk e di nëse do të jetë objektivi jonë sërish gjatë verës së ardhshme. Planet për sezonin e ardhshëm do të bëhen në të ardhmen”

Loading...