Qytetarët, shfrytëzues të transportit publik, pronarë të kartelave të personalizuara elektronike “Skopska” të cilave iu ka skaduar afati i vlefshmërisë, prej katër viteve që nga dhënia, duhet ta zëvendësojnë që të mund ta përdorin gjatë transportit, informojnë nga NQP-ja.

Ripërtëritje ose zëvendësim i kartelave mund të bëhet në qendrat për personalizim në Qendrën Transportuese (në autobusët), në qendrën për personalizim në Karposh 2 dhe në Aerodrom afër QT Kapitoll prej orës 6 deri në orën 19:30. Zëvendësimi i kartelave është shpenzim i pronarit të kartelës.

Në rast se kartelës i ka kaluar afati, ndërsa në të të ketë mjete të pashfrytëzuara, ato sistematikisht do të transferohen në kartelën e re.

Të interesuarit, statusin e kartelës mund ta kontrollojnë në qendrën për personalizim.