Vetëm një ditë na ndan nga prezantimi i Taycan.Taycan’ është një model elektrik i sjellë nga kompania Porsche në një kthesë në operacionet e saj, transmeton lajmi.net.Kompania prodhuese e automobilave vendosi të vërtetojë përformancën imponuese të veturës, veçanërisht në drejtim të përshpejtimit dhe frenimit.
Sedani elektrik arriti në aeroplanmbajtësen SS Hornet, kuverta e së cilës është e gjatë 265 metra.Në atë distancë, Taycan do të duhet të përshpejtojë në 145 km / orë dhe më pas të ndalet pa rënë në det.Veturës iu deshën 10.17 sekonda dhe 222.8 m për të gjithë manovrën, me piloten profesioniste garuese Shea Holbrook pas timonit.

Loading...