Me pjesëmarrje në Samitin për ndryshime klimatike fillon pjesa zyrtare e programit të aktiviteteve të delegacionit të Qeverisë të Maqedonisë Veriore e kryesuar nga kryeministri Zoran Zaev në Asamblenë e Përgjithshme të 74 të KB-së në selinë e organizatës në Nju-Jork.

Siç kumtuan nga shërbimi qeveritar për informim, Samiti i ndryshimeve klimatike është në fokusin e Asamblesë së Përgjithshme të KB -së të këtij viti në të cilin shefat e shteteve dhe qeverive dhe anëtarëve të delegacioneve të tyre erdhën me zotim se do t’i nxisin aksionet për mbrojtjen e planetit të konfirmuara me Marrëveshjen e Parisit.

Kryeministri Zaev, dhe delegacioni qeveritar në përbërjen e të cilit është edhe zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini, do të marrin pjesë në punën e panelit ndërqeveritar për ndryshimet klimatike dhe të formave tjera, ku, siç theksohet, do të prezantohen edhe agjendat e harmonizuara nacionale për uljen e emisioneve të dyoksidit të karbonit dhe grimcave tjera që e shkatërrojnë shtresën e ozonit dhe e ndotin ajrin.

Ballafaqimi me ndryshimet klimatike si temë bartëse e këtij viti e Asamblesë së Përgjithshme të KB-së e ka për qëllim ta ndihmoj realizimin e qëllimit të zhvillimit të qëndrueshëm të miratuara në vitin 2015, të cilët në mënyrë shtesë do të evoluojnë edhe te një prej pesë samiteve në kuvend këtë vit.

Sot në selinë e KB-së në Nju-Jork, theksohet, fillon puna edhe në Samitin për qasjen universale deri në shërbime cilësore shëndetësore, në të cilën fjalim do të ketë ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, ndërsa në ditët në vijim hapet puna edhe e Samtit për financim dhe zhvillim.

Në kuadër të agjendës së sotme, siç informojnë nga Qeveria, kryeministri Zaev do të marr pjesë në ngjarjen e posaçme në organizim të Misionit të Shteteve të Bashkuara Amerikane të KB-së “Thirrje globale për mbrojtjen e lirive fetare”, në të cilën folës kryesor është presidenti i SHBA-së Donald Tramp.

Prezenca e përfaqësuesve më të lartë të vendeve anëtare të KB-së, shefave të shteteve dhe qeverive, delegacionit të Qeverisë tonë do ta shfrytëzojë për shumë takime bilaterale dhe pjesëmarrje në shumë forume, tubime dhe ngjarje tjera në margjina të Asamblesë të 74 të Përgjithshme të KB-së.

Gjatë ditës së sotme, kryeministri Zaev dhe anëtarët e delegacionit qeveritar do të realizojnë takime të ndara me kryeministrin e Estonisë, Juri Ratas dhe me delegacionin e Azerbajxhanit, të udhëhequr nga ministri i Punëve të Jashtme Novruz Mamadov, qëndron në kumtesë.