Ky sezon mund të quhet pa frikë, sezoni i risive, guximeve dhe tendencave dhe ky fakt edhe sa i përket grimit. Në një kohë kur ka me shumicë ngjyra dhe kombinime në grim, ne po jua zbulojmë cila është nuanca që do të dominojë këtë vjeshtë në buzë.

Në fakt, ky sezon e ka një nuancë për secilën prej jush, duke nisur që nga tonet natyrale, nude, rozë, e për të shkuar deri në ngjyrat më të forta. Megjithatë, ka diçka që e bën vjeshtën të jetë edhe më e bukur – në buzë. Është salmoni…

Nëse do të pyesësh ndonjë makeup artist, shanset janë që ai të të rrëfejë se ngjyra e buzëve këtë sezon do të jetë e dyfishtë – bashkë me atë të mollëzave. Buzët, në të njëjtën ngjyrë me faqet duhet të jetë baza e përditshme e grimit.

Është vetëm një nuancë delikate që transformon plotësisht fytyrën dhe të bën të dukesh bukur dhe shkëlqyese.

Provo buzët në ngjyrat rozë, orange, salmon dhe pas tyre, edhe mollëzat. A nuk ju duket vetja më interesante kështu?

Loading...