Manchester United dhe Paris Saint-Germain e kishin arritur marrëveshjen për transferimin e Pogbas në Francë, por gjithçka dështoi pasi Neymar nuk u rikthye në Barcelonë

Manchester United dhe Paris Saint-Germain e kishin arritur marrëveshjen për transferimin e Pogbas në Francë.

Mirëpo, gjithçka bllokoi mosshitja e Neymarit në Barcelonë, shkruan Gazeta Express.

Sipas mediave angleze, Pogba pritej të përfundonte në Ligue 1 pak para përfundimit të afatit kalimtar të verës.

PSG ishte i gatshëm t’i paguante 150 milionë euro për shërbimet e tij.

Sidoqoftë, klubi francez nuk i mori paratë që i priste nga shitja eventuale e Neymarit dhe kalimi i Pogbas në Paris dështoi përfundimisht

Loading...