A do të kemi më në fund njeri të parë të revizionit shtetëror do të dihet pas seancës së nesërme të Komisionit për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve. Kryetari i Komisionit Ilija Dimovski për nesër ka caktuar vazhdimin e pesë seancave të këtij trupi kuvendor në të cilin pika të mbetura në rend dite gjegjësisht nuk është bërë zgjedhja e anëtarëve të komisioneve tjera kuvendore, drejtorëve dhe zëvendësit të Drejtorisë për mbrojtjen e të dhënave personale, anëtarëve të Komisionit për parandalimin e diskriminimit, këshillave për ndarjen e çmimeve dhe të tjera.

Tani për tani nuk dihet kush do të jetë drejtor i Entit Shtetëror për Revizion. Nëse nuk zgjidhet kryerevizor ekziston rreziku për bllokimin e punës të ESHR, i cili është kompetent, mes tjerash, edhe për përpilimin e raporteve për punën financiare të institucioneve, gjithashtu nuk do të ketë nënshkrues të pagave të të punësuarve.

Më 4 tetor përfundon mandati i zëvendësdrejtorit të Entit Shtetëror për Revizion Naser Ademi, i cili deri tani ka qenë nënshkrues dhe e ka ushtruar detyrën e kryerevizorit.

Zgjedhja e kryerevizorit bëhet në seancë plenare në Kuvend.

Dimovski i ka caktuar vazhdimet e seancës së gjashtë, nëntë, 17-të, 18-të dhe 24 të Komisionit për Çështje të Zgjedhjeve të Emërimeve.

Në vazhdimin e seancës së 17-të (11:00) në rend dite janë konfirmimet tjera të propozim vendimit për shkarkimin dhe emërimin e kryetarëve dhe anëtarëve të Këshillit për ndarjen e Çmimit shtetëror 23 Tetori.

Në seancën e 24-të (11:15 ) në rend dite janë zgjedhja e anëtarëve të komisioneve kuvendore, Konfirmimi i propozimvendimit për përzgjedhjen e shoqatave nga fusha e të drejtave të njeriut, të drejtat policore dhe gjyqësori për Avokatin e Popullit – mekanizëm për kontrollin civil, konfirmimi i propozimeve për emërimin e drejtorit dhe zëvendësdrejtorit të Agjencisë për mbrojtjen e së drejtës për qasje të lirë në informacionet e karakterit publik, propozim vendimi për emërimin e drejtorit të Agjencisë për cilësi në arsimin e lartë, propozimi për zgjedhjen e drejtorit dhe zëvendësdrejtorit të Drejtorisë për mbrojtjen e të dhënave personale, për emërimin e anëtarit të Komisionit shtetëror për vendimmarrje në procedurën administrative dhe procedurë nga marrëdhëniet e punës në shkallë të dytë, propozim-vendim për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit të prokurorëve publikë të Republikës së Maqedonisë Veriore, konfirmimi i propozim vendimit për emërimin e anëtarëve të Bordit drejtues të Agjencisë për rregullimin e sektorit hekurudhor, si dhe verifikimin e kandidaturës së paraqitur për vendimin për shpalljen publike për zgjedhjen e anëtarëve të Komisionit për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi.

Në seancën e gjashtë (11:30) të Komisionit në rend dite do të jetë vazhdimi i shkarkimit nga funksioni i zëvendësit të sekretarit të përgjithshëm në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Dimovski ka caktuar edhe vazhdim të seancës së nëntë (11:45 ), ku duhet të konfirmohet propozim vendimi për ndryshimin e vendimit për zgjedhjen e kryetarit, zëvendëskryetarit, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre në Komisionin për çështje të zgjedhjeve dhe Emërimeve në Kuvendin e . Republikës së Maqedonisë. Një vendim i tillë u inicua pas ndarjes së deputetëve të Besës, të cilët tani janë mbështetës të qeverisë, një pjesë me opozitën.

Në seancën e 18-të në rend dite janë Konfirmimi i propozim vendimit për emërimin e anëtarëve të Këshillit drejtues të Agjencisë për rregullimin e sektorit hekurudhor.

Në Kuvend nesër seanca do të mbajnë edhe Komisioni për çështje evropiane i cili do ta shqyrtojë Propozim vendimin për ndërmjetësim në lexim të dytë, ndërsa është caktuar edhe takim pune i Komisionit për mundësi të barabarta të grave dhe burrave. Seancë do të mbajë edhe Komisioni ligjvënës-juridik.