CDU/CSU me shumicë apsolute dje  morri vendimin partiak për të mbështetur nisjen e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut. Nesër në mbrëmje dokumenti pritet të miratohet në Bundestag pas një debati 45 minutash. E vetmja parti që pritet të jetë kundër çeljes së negociatave me dy vendet e Ballkanit Perëndimor është grupi parlamentar opozitar i Alternativës për Gjermaninë (AfD). Partitë e tjera opozitare, Të Gjelbrit, dhe liberalët e FDP-së pritet të thonë po, ndërsa e Majta është ende e lëkundur, por anon nga po-ja.

Zv/kryministri Bujar Osmani ka nisur nga SHBA-ja dirket në Berlin për të marrë pjesë në Bundestag ku do të votohet për hapjen e negociatave, ky është një lajm pozitiv.

“Shkurtova vizitën në Asamblen e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara  në New York për të udhëtuar  për në Berlin ku do të marr pjesë në seancën e Bundestagut Gjerman  në të cilën do të vendosët e ardhmeja evropiane  e vendit tonë” ka shkruar Osmani pas lajmit se CDU/CSU me shumicë apsolute mori vendim për të mbështetur nisjen e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut./TS/