Për shkak të intervenimeve teknike në rrjetin elektro distributiv nesër pa energji elektrike do të mbeten një pjesë e Çuçer Sandevës, Shuto Orizares, Karposhit dhe Gazi Babës.

Nga QRMK Shkup ifnormojmë se pa energji elektrike nga ora 9:0 deri në 15:00 do të jenë shfrytëzuesit e fshatit Glluvo, Komuna Çuçer Sandevë, si dhe shfrytëzuesit e rr. “Indira Gandi” dhe një pjesë e rr. “Jovan Haxhi Shishkov” në Shuto Orizare.

Në periudhë prej orës 9:00 deri në 14:00 pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit e rr. “Zhenevska” nga numri 10 deri në numrin 17 dhe objektet në afërsi të numrit 17 në Komunën Karposh.

Nga ora 8:25 deri në ora 15:00 pa energji elektrike do të jenë edhe shfrytëzuesit e Trubarevës, Kravarstvo Trubarevë, Transmetuesi i RTVM-së, Kapital invest, ergele, Pellgu i peshqve, Tregu i kafshëve, Lukoil dhe ÇUKUR në Komunën e Gazi Babës.

Loading...