Informacion për përfshirjen e shkollave në nismën për vetëreflektim gjatë përdorimit të teknologjisë digjitale në procesin arsimor – përdorimi i veglës “SELFIE” është miratuar sot në seancën e rregullt të Qeverisë.

Vegla tashmë përdoret në 35 vende dhe është përpunuar prej Qendrës së përbashkët për hulumtime në kuadër të Komisionit Evropian (Join Research Centre – JRC).

Ministria e Arsimit dhe Shkencës duhet të dorëzojë informacion për procesin e pilotimit të planit për zbatimin në nivel kombëtar të veglës “SELFIE” deri në fund të tetorit të këtij viti.

Në seancën e Qeverisë është miratuar edhe Informacioni për përfshirjen e Organizatës Ndërkombëtare të Punës dhe plotësimin e Memorandumit për bashkëpunim për sigurimin e bashkëpunimit efikas dhe të koordinuar në zbatimin e fushatës së përbashkët mediatike për promovimin zanateve dhe mundësitë për arsim profesional në shtet në periudhë deri në vitin 2021.