Ajo është për herë të dytë shtatzënë. Moderatorja e njohur Floriana Garo së shpejti do të bëhet nënë e një djali. Pasi solli në jetë Adian rreth 1 vit e gjysmë më parë, Floriana e dha lajmin e bukur tek “Rudina” se është sërish shtatzënë. Dëshira e prindërve, sidomos e Enesit, bashkëshortit të saj, ishte që fëmija i dytë të ishte djalë. Ëndrra e tij u realizua sepse shumë shpejt familja e tyre do të mirëpresë edhe një anëtar të ri. Floriana gjatë këtyre muajve të shtatzënisë, nuk ka preferuar të na tregojë foto si duket gjatë pritjes së ëmbël.