Luajtje hokej, ekzekutim i pikave muzikore, kontrolle për gjatësi dhe peshë, vozitje e biçikletave, stenda dhe aktivitete të ngjashme sot janë performuar në korsitë në bulevardin “Iliria” (ish-Marshall Tito) në Tetovë, me rastin e shënimit të Ditës pa automobila. Bulevardi është mbyllur për qarkullim që të munden pjesëmarrësit t’i zbatojnë aktivitetet.

“Komuna e Tetovës, si komunë përgjegjëse shoqërore edhe në këtë periudhë të vitit e organizon përherë të dytë ngjarjen – Ditë pa automobila për mbyllje të njërës apo më shumë rrugëve për qarkullim dhe i hap rrugët për këmbësorë dhe çiklistë. Shënimi i kësaj dite duhet t’i nxisë qytetarët të imagjinojnë një qytet ndryshe, që do të jetë në funksion të njerëzve, e jo të automobilave”, deklaroi Memeti, kryetar i Këshillit të Komunës së Tetovës. Aktivitetet i realizuan nxënësit e të gjitha shkollave të mesme në Tetovë. (

Loading...