Ditën sotme vendi është përfshirë nga reshje të dendura shiu të cilat rritën intensitetin e tyre gjatë orëve mbrëmjes.

Reshjet e rëna orët e fundit kanë shkaktuar probleme në disa qytete të vendit, ku në Tiranë janë rrëzuar pemë si dhe janë përmbytur disa rrugë.

Reshjet e shiut janë përqendruar kryesisht në Shqipërinë Qendrore e Veriore, ku dhe kanë shkaktuar më shumë probleme.

Stuhia është shoqëruar me vetëtima e erë të fortë, ku sipas matjeve nga SHMU, në 10 minuta ka pasur 290 shkarkesa elektrike.

Parashikimi nga SHMU:

Reshjet e shiut në formën e shtrëngatave e stuhive po ushtrojnë aktivitetin e tyre në qytetet Tiranë, Lezhë, Elbasan. Sasia më e madhe e reshjeve është regjistruar në qytetin Lezhës me 53.0 mm, Shkodrës me 26.0mm, Tiranës 9.6mm. Kjo situatë është shoqëruar edhe me erë të vrullëshme deri në 15-18 m/sek.

Për orët në vijim reshjet intensive shoqëruar me shtrëngata e stuhi do të mbeten më të përqëndruara në Shkodër, Lezhë, Durrës e Tiranë.

Përmirësimi i situatës pritet të vijë gradualisht nesër në pjësën e dytë të ditës.