Kushtet e pavolitshme klimatike po reflektohen ndaj sasive të mjaltit të prodhuar dhe prodhimeve nga bletët, që në vazhdimësi po pakësohen. Sasitë e vogla të mjaltit ja problemi kryesor për eksportin e këtij prodhimi edhe përkundër kërkesës dhe vlerësimeve të larta për cilësinë e tij. Këto janë pjesë të vlerësimeve të prodhuesve të mjaltit të pranishëm me stenda në manifestimin e 15-të “Ditët e mjaltit të Maqedonisë”, që tradicionalisht mbahet në rr. “Maqedonia” në Shkup.

Siç deklaruan ekspozuesit, më herët kanë prodhuar 30 kilogramë nga një koshere, ndërsa tani sasia është dukshëm më e vogël.

Kanë problem me plasmanin, sepse, siç thonë, nuk prodhojnë sasi të mëdha. I shesin në vendet lokale, ndërsa një pjesë të porosive i dërgojnë me kargo. Disa nga prodhuesit e mjaltit eksportojnë në vendet fqinje.

Subvencioni nga shteti për koshere mjalti tani paraqet 800 denarë. Mundësi për plasman më të mirë prodhuesit shohin në bashkimin e tyre.