Sot ka ndërruar jetë Hamdi Mediu – Dushi nga fshati Pirok. Hamdi Mediu ka punuar  në komunën e Tetovës.

“Me pikëllim të thellë e ndaj me Ju lajmin e ndarjes nga jeta e kolegut të punës, bashkëpunëtorit për kulturë Prof. Dr. Hamdi Mediu – Dushi. Do të mbeten me ne kujtimet, urtësia, këshillimet dhe pozitiviteti i Tij. Zoti e shpërbleft me të mirat e Tij” ka shkruar shefi i Arsimit të komunës së Tetovës, Ahmet Qazimi

Ndryshe Hamdi Mediu – Dushi ka të botura shumë libra  si  KULTURA TË LASHTA, POLLOGU – THESAR I PASUR I KULTURES SHQIPTARE, ZHVILLIMI I ZEJTARISË NE TETOVE DHE RRETHINE, Kontributi i Nexhmedin B. Sezairit në Organizatën Nacional Demokratike Shqiptare”.

Varimi i të ndjerit do të bëhet sot në varrezat e f. Pirok pas Namazit të Ikindisë/TS/