Pas Inter-Slavia Pragë, edhe sfida tjetër e grupit F, mes Borussias së Dortmundit dhe Barcelonës përfundoi në barazim, por me ndryshimin se në “Signal Iduna Park” asnjë prej skuadrave nuk arriti të dërgojë topin në rrjetë.

Lionel Messi luajti 30 minutat e fundit të ndeshjes, duke zëvendësuar talentin 16-vjeçar Fati, ppr rastin më të mirë për shënim e patën verdhezinjtë me kapitenin Marco Reus, që gaboi nga pika e penalltisë.

Napoli duket se ia ka marrë dorën Liverpoolit, pasi e mposhti sërish mbrëmjen e sotme në stadiumin “San Paolo”, me rezultatin 2-0, në njē ndeshje ku gjithçka u zhvillua në pjesën e dytë.

Dries Mertens zhbllokoi sfidën në minutēn e 82-të me anë të një 11-metërshi, duke prekur shifrën e 113 golave me fanellën e Napolit, ndërsa në minutat shtesë ishte Fernando Llorente që u dha goditjen finale kampionëve të Europës.

Sfida tjetër e këtij grupi, mes Salzburgut dhe Genkut, përfundoi me fitoren e thellë 6-2 të austriakëve, ndërsa belgët zhgënjyen tërësisht me paraqitjen e tyre.

Një gol i sulmuesit Rodrigo vendosi sfidën mes Chelseat dhe Valencias në “Stamford Bridge”, ku londinezët shpërdoruan edhe një penallti me mesfushorin Barkley, duke u dhënë mundësi spanjollëve të largohen me 3 pikë nga kjo transfertë.

Sfida tjetër e këtij grupi, mes Ajaxit dhe Lille, përfundoi me fitoren e pastër 3-0 të holandezëve, ndërsa gjermanët e Leipzig triumfuan 1-2 në Portugali ndaj Benficës.

Loading...