Portieri i Kosovës, Arijanet Muriç, është shprehur i zhgënjyer me rezultatin në ndeshjen kundër Anglisë, por krenar me arritjet e Kombëtares së Kosovës. Ai gjithashtu i ka falënderuar tifozët për mbështetjen, duke u premtuar se ekipi i Kosovës do të vazhdojë të përmirësohet.

Anglia shënoi fitore me rezultat 5:3 në ndeshjen e mbrëmshme kundër Kosovës, në stadiumin e Southamptonit, “St.Mary’s”, duke i dhënë kështu fund ecurisë së Kosovës prej 15 ndeshjeve pa disfatë, raporton Gazeta Express.

Muriçi luajti rol të madh në këtë ndeshje pasi që arriti ta mbrojë penalltinë e goditur nga Harry Kane, duke u bërë portieri i parë që e ndal Kane nga pika e penalltisë në 15 goditjet e fundit të anglezit.

“Shumë krenar me skuadrën dhe më sa shumë kemi arritur si komb. Jemi të zhgënjyer që s’e morëm rezultatin që e deshëm dhe ndienim se mund të kishin bërë më shumë”, shkruan Muriç.

“Por, ne do të vazhdojmë të luftojmë deri në fund dhe do të përmirësohemi ashtu siç kemi bërë për çdo ndeshje deri më tani. Faleminderit tifozëve për mbështetjen. JU VLERËSOJMË”.

Loading...