Në një intervistë të dhënë për tabloidin britanik “Telegraph”, trajneri portugez, Jose Mourinho komentoi ndër të tjera edhe afrimin e bujshëm te Inter të dyshes së Manchester United: Romelu Lukaku dhe Alexis Sanchez.

“Lukaku është një futbollist që ka shënuar gola në çdo skuadër ku ka luajtur. Mendoj se transferimi te Inter është fryt i ambicies së tij, kërkonte të ndryshonte ambient”, u shpreh ish-tekniku i Inter dhe Manchester United.

Vlerësimi i Jose Mourinho vijoi edhe për Sanchez: “Kam perceptuar gjithmonë se ai është një njeri i trishtuar.

Mbase nuk isha unë i aftë që të nxirrja maksimumin prej tij. Vitin e kaluar nuk e pashë të lumtur. Nëse nuk je i lumtur, në çdo punë të mundshme, është e vështirë të qëndrosh në nivele të larta. Shpresoj që të rekuperohet në Itali”.

Loading...