Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini, së bashku me ambasadorin e BE-së Samuel Zhbogar, përfaqësuesen e përhershme të UNDP-së Narine Sahakjan dhe ministrin e Vetëqeverisjes Lokale Goran Mileski, sot ishin për vizitë zyrtare në Vevçan me rastin e shpalljes së burimeve të Vevçanit për monument të natyrës.

Para Këshillit komunal u prezantua dhe u miratua Plani i Menaxhimit të zonës së mbrojtur Burimet e Vevçanit si dhe projekti “Përmirësimi i Menaxhimit të Zonave të Mbrojtura”.
Me këtë vendim, komunës së Vevçanit iu dhanë ingjerencat për të menaxhuar Monumentin e natyrës “Burimet e Vevçanit”, përkatësisht me zonën nga burimet deri në kufirin me Shqipërinë fqinje.

Projekti është financuar nga Bashkimi Evropian përmes IPA II – Programit sektorial operacional për mjedis jetësor dhe aksion klimatik 2014-2020, ndërsa është zbatuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

????????????????????????????????????
????????????????????????????????????
????????????????????????????????????
Loading...