A po i vjen fundi dominimit të Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit?

Virgil van Dijk është favorit për të rrëmbyer edhe cmimin e lojtarit më të mirë nga FIFA, pasi rrëmbeu atë të UEFA-s,
Mbrojtësi i Liverpoolit mposhti njëherë dyshen që i kanë dhënë kaq shumë futbollit ndër vite, Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messin, dhe do shpreson ta bëjë sërish.

Dominimit 10-vjeçar të tyre i dha fund vitin e kaluar Luka Modric kur rrëmbeu të gjitha çmimet individuale në vitin 2018, pasi Leo e Cris kishin dominuar në gjithçka që nga viti 2008.

Por, a do të vazhdojë ta bëjë Van Dijk atë që bëri Modric, kur kanë mbetur edhe dy çmime të rëndësishme, ‘The Best’ si dhe ‘Topi i Artë’?.

Megjtihatë, në Spanjë nuk kanë shumë dyshime, Messi duhet ta fitojë këtë çmim pasi shënoi mbi 50 gola edicionin e kaluar dhe dhuroi mbi 20 asiste, statistika që tregojnë më së miri sezonin mbresëlënës të 32-vjeçarit.

Ceremonia e FIFA-s për më të mirët e vitit 2019 do të mbahet sonte në mbrëmje në shtëpinë e operës në Milano, duke filluar nga ora 20:30.