Hithra e njohur edhe si “urtia dionica” në latinisht ka një trashëgimi të pasur bimore. Hithra ka qënë përdorur si një diuretik që në kohët mesjetare në Europë. Një filxhan çaj hithre/ ujë hithre përmban vitamina A, B, K, riboflavin, nicalin, folate, karbohidrate (71.33%), yndyrë (2.36%) dhe proteina (25.8%).

Ai është gjithashtu i pasur me minerale si kalcium, hekur, kalium, fosfor, mangan, zink, bakër dhe magnez. Ju mund ta përgatisni lëngun e hithrës duke valuar disa gjethe hithre në ujë, mund t’i shtoni 1 lugë mjaltë për ta ëmbëlsuar.

Ky çaj parandalon formimin e gurëve në veshka dhe problemet e traktit urinar: lëngu i hithrës është një diuretik natyror që lejon rrjedhjen e duhur të lëngjeve nga veshka dhe fshikëza duke parandaluar kështu formimin e gurëve në veshka. Ai mund të trajtojë infeksionet e traktit urinar.

Lufton inflamacionin, reumatizmën, trajton kontraktimet e muskujve, alergjinë dhe tensionin e lartë të gjakut.

Por hithra njihet ndryshe si përbërësi magjik që rigjeneron, ushqen dhe shkëlqen flokun. Personat që kanë probleme me zbokthin u rekomandohet larja e kokës me çaj hithrash, 2-3 herë në javë. Në një enë rrihen 2 të verdha vezësh, shtoni 1 lugë gjelle mjaltë, 5-10 vaj esencial hithre dhe 1 filxhan kafeje me çaj hithrash.

Përziejini përbërësit dhe më pas masazhoni flokët. Lëreni të veprojë për 2 orë dhe lani kokën si zakonisht, por shpëlarjen e fundit bëjeni me çaj. Do të habiteni me rezultatin.

Loading...