Ministri i Vetëqeverisjes Lokale të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Goran Milevski sot u takua me kryetarin e Komitetit evropiane të rajoneve, Karl Hajnc Lamberts dhe me anëtarët e Kabinetit të tij.

Në takim, siç kumtoi Ministria e Vetëqeverisjes Lokale, ishin të pranishëm edhe udhëheqësi i sektorit për bashkëpunim të delegacionit të Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut, Nikolla Bertolini dhe oficer i delegacionit, Karl Xhaçinti.

U bisedua për procesin e decentralizimit dhe për ligjin për zhvillim të barabartë rajonal. Është konstatuar se është i nevojshëm përforcim i rajoneve në Maqedoninë e Veriut.