Në suaza të Debatit të përgjithshëm në sesionin e 74-t të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov mori pjesë në takimin e Këshillit Drejtues së Komunitetit të demokracive.

“Në takimin ministri Dimitrov e riafirmoi kërkesën e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për t’iu bashkëngjitur Këshillit Drejtues, në dritë të progresit demokratik në plan vendor. Duke folur për përparimin demokratik, ai theksoi se përkushtimi i vazhdueshëm i vlerave demokratike dhe gatishmërisë për përmirësim të vazhdueshëm. Nënvizoi se bashkëngjitja e Republikës së Maqedonisë së veriut ndaj Këshillit Drejtues të Komunitetit, si vend i parë i Ballkanit Perëndimor, do të shërbejë si inspirim dhe shembull pozitiv për lëvizjen demokratike në rajon”, bëri të ditur MPJ-ja.

Ministri i Punëve të jashtme mori pjesë edhe në mëngjesin e punës të rrjetit ministror joformal për Gjykatën Penale Ndërkombëtare.