Ministria e Pushtetit Lokal, Delegacioni i Bashkimit Evropian dhe Komuna e Manastirit, në sheshin “Goce Dellçev” në këtë qytet mbajtën manifestim kushtuar programit për bashkëpunim mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë.

Në ngjarjen publike – Dita e bashkëpunimit evropian 2019, e cila u mbajt me moton “Evropë Ti je ajo”, ministri i Pushtetit Lokal, Goran Milevski përkujtoi se BE-ja deri në vitin 2020 ka siguruar 45,5 milionë euro për financimin e projekteve të ndryshme në rajon që i realizojnë komunat dhe organizatat joqeveritare nga dy shtetet fqinje.

“Me projektet e realizuara janë riparuar dhe pajisur institucionet shëndetësore, janë vendosur fasada efikase energjetike në institucionet publike, janë riparuar shkolla, është përmirësuar mbrojtja dhe janë pajisur ekipet për mbrojtje nga fatkeqësitë natyrore, ndërsa janë financuar edhe projektet ekologjike dhe projektet nga fusha e turizmit. Pres që bashkëpunimi me Greqinë fqinje të intensifikohet sidomos pas marrjes së datës së bisedimeve, që priten në tetor për çka si ministri përgatitemi t’i përforcojmë kapacitetet dhe të shfrytëzojmë sa më shumë mjete nga fondet e BE-së”, theksoi Milevski.

Delegacioni i BE-së në Shkup e përcjell dhe respekton bashkëpunimin mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, që realizohet përmes IPA programeve, theksoi përfaqësuesi Frenk Janmat dhe i veçoi projektin, vendkalimi kufitar “Këmba e Markos”.

Sipas kryetares së Manastirit, Natasha Petrovska, bashkëpunimi mes fqinjëve është shumë i rëndësishëm dhe kjo do të kultivohet.

Dita e bashkëpunimit shënohet në 30 shtete në kuadër të 50 IPA programeve për bashkëpunim territorial me organizimin e 120 ngjarjeve lokale, u theksua në ngjarjen qendrore maqedonase në Manastir.