Zëvendëskryeministrja serbe Zorana Mihajlloviq u bëri apel sot të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor të krijojnë strategji për zhvillim të përbashkët ekonomik të këtyre vendeve.

Siç lajmëroi korrespondenti i MEDIAL-s nga Beogradi, Mihajlloviq shtoi se kjo do të jetë një ndër temat e bisedimeve me liderët e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, Zoran Zev dhe Edi Rama në fillim të tetorit në Beograd, të inicuar nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq në temën për formimin e të ashtuquajturës Shengeni i Vogël.

“Çdo vend i Ballkanit Perëndimor megjithatë është i vogël që të tërheqë investues globalë, pa të cilët është e pamundur të sigurohet rritje e qëndrueshme ekonomike. Por, bashkërisht mundemi të jemi më konkurrues, si dhe ndaj BE-së, ashtu edhe në tregjet e tjera botërore. Kjo qartë u tregua edhe në rastin me hapjen e fabrikës së re të “Foslfagenit”, vlerësoi Mihajlloviq në kumtesën nga Kabineti i saj.

Ajo shtoi se këtu nuk bëhet fjalë për krijimin e ndonjë “Jugosllavie të re” apo në një “Ballkani të madh”, por zbatim të logjikës së pastër ekonomike, e cila mundet të sigurojë jetë më të mirë për qytetarët.

“Atë që duhet ta bëjë secili nga ne është që t’i shmangim të gjitha barrierat brendshme doganore dhe kufitare për transport të mallrave dhe shërbimeve midis Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, ndërsa në të mundemi të kemi mbështetje nga Komuniteti i transportit, selia e së cilës para pak kohe ishte hapur në Beograd”, tha Mihajlloviq.

Zëvendëskryeministrja Mihajlloviq, e cila njëkohësisht është ministre e Ndërtimtarisë, Transportit dhe Infrastrukturës, vlerësoi se do të ishte mirë për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të kenë harmonizim të politikës infrastrukturore.

Ahi me këtë rishpjegoi se deklarata e djeshme e presidentit serb Aleksandar Vuçiq në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju-Jork, duke paralajmëruar se Zaevi dhe Rama vijnë në Serbi më 9 dhe 10 tetor në takimin kushtuar shmangies të barrierave doganore apo siç tha, me ta “e inicojnë idenë për shmangie të mëtejshme të barrierave të ndryshme për biznesbërje në territorin e tre vendeve tona dhe lëvizjen e lirë të mallrave, njerëzve dhe shërbimeve, gjegjësisht krijimin e një lloji të “shengenit të vogël”.

Ai shtoi se ky do të jetë hapi i parë dhe se për Serbinë do të jetë me “rëndësi ta përfshijë edhe Prishtinën që bashkëpunimi të jetë në nivel më të lartë të integrimeve ekonomike, sesa në CEFTA, si dhe të tërhiqen edhe BeH-ja dhe Mali i Zi.