Athina zyrtare ndryshon qasjen e saj për çeljen e negociatave të Bashkimit Europian me Shqiperinë.

Ndërse kryeministri Kiriakos Micotaqis më herët është shprehur se do të bllokojë negociatat në samitin e tetorit, pas takimit me kryeministrin Rama ka deklaruar  se vendi i tij është në favor të perspektivës së pranimit të Shqipërisë në BE.

Ne takimin e pare mes Rames dhe Micotaqis u diskutua për  vendimin e Këshillit Evropian të 18 tetorit.

Sipas burimeve qeveritare greke ne fokus ishin hapat që duhen ndërmarrë për të përmbushur kushtet e përcaktuara nga Bashkimi Evropian, përfshirë ketu edhe ato që lidhen me të drejtat e minoritetit.

Micotaqis  i kushtoi një rëndësi të veçantë çështjes së  vetëdeklarimit  dhe sigurimit të të drejtave pronësore të pakicës greke në Shqipëri.

Sipas të njëjta burimeve, kryeministri shqiptar shprehu  gatishmërinë për të punuar me autoritetet e vendit fqinj për çështjet me interes të përbashkët.

Por  takimi i zhvilluar në New York ishte një takim prezantues mes dy homologëve si dhe për të siguruar PO-në e Greqisë për negociatat.

Dy kryeministratt do të takohen sërish në fund të muajit tetor në Athinë, në kuadër të samitit euro-arab.

Në takimin e pare Rama – Micotaqis  të zhvilluar në New-York,  kryeministri grek shprehu interesimin e tij për gjendjen pas tërmetit në Shqipëri dhe ofroi ndihmën e Athinës zyrtare nëse do të nevojitet në të ardhmen.