Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Kristian Mickoski në intervistën për MIA bën të ditur se Qeverisë nuk i konvenon miratimi i Ligjit për Prokurorinë Publike dhe se LSDM-ja dëshiron të frenojë tërë procesin për shkak se duan të zbatojnë dhunën juridike në konfrontimin me kundërshtarët politikë.

Pas takimit të fundit të liderëve, nuk ka pasur komunikim zyrtar në nivel të kryetarëve të partive mes tij dhe kryetarit të LSDM-së dhe kryeministër Zoran Zaev, ndërsa takim i liderëve është i mundshëm nëse paraprakisht arrihet afrim në qëndrimet e dy palëve. Pret marrjen e datës për fillimin e bisedimeve, por shprehet se nuk do të jetë e zakonshme siç ka qenë për vendet tjera, porse do të jetë ndonjë kompromis i kushtëzuar.

Në intervistën Mickoski flet edhe për pritjet e tij për rastin “Zhvatja”, duke bërë të ditur se nuk ka qenë i ftuar në Prokurori pasi tha se posedon dokumente nga një informator për rastin, për marrjen përsipër të rasteve të PSP-së dhe situatat në sistemin e drejtësisë në përgjithësi, përgjigjet pse opozita kërkon zgjedhje të parakohshme në pranverë, për situatat aktuale në parti, për aktivitetet e tyre të ardhshme në terren dhe takimet me qytetarët, por edhe për atë se si do t’i bëjnë fare qytetarët të dalin në votime pas zgjedhjeve të shumta në vitet e kaluara dhe votimin për referendumin dhe dëshpërimin nga elitat politike që finishoi me rastin “Zhvatja” dhe paraburgimin për Katica Janevën.

Loading...