Në ditën ndërkombëtare të demokracisë, Presidenti shqiptar Ilir Meta ka dalë me porosi për mazhorancën qeverisëse, të cilën e vlerëson si pakicë e papërgjegjshme që komploton kundër demokracisë.

“Fenomeni i rrezikshëm i shtetit paralel të propagandës dhe axhendat e nëndheshme që kanë kapur për fyti Shqipërinë, nuk janë gjë tjetër veçse një komplot kundër demokracisë, çdo vlere e parimi të saj, kundër sovranitetit të të gjithë qytetarëve që duan një demokraci të vërtetë evropiane dhe perëndimore. Ndaj ne sot kemi një mision të përbashkët historik: Të shpëtojmë demokracinë nga peng marrja e një pakice të papërgjegjshme dhe jolegjitime!”, shkruan Meta.

Sipas tij në themel të demokracisë qëndron vota, e drejta e çdo qytetari për t’u zgjedhur e për të zgjedhur, pluralizmi politik, ndërsa shumë nga këto parime e vlera që janë kolonat dhe zemra e botës demokratike, janë përçudnuar në Shqipëri.

Loading...