Pas seancës të zhvilluar dje në Komisionin Hetimor Parlamentar, presidenti Ilir Meta i është rikthyer reagimeve me mesazhe të forta politike. Ai flet për takimin që ka zhvilluar dje në kryesinë e Kuvendit me kryetarin Gramoz Ruçi.

Sipas Metës, cilësia e një grupi parlamentar është më i rëndësishëm edhe kur sasia e një grupi duket fuqiplotë.

“Ishte kënaqësi dje të rikthehesha në Kuvend. Po kështu të shkëmbeja disa mendime dhe kujtime me Kryetarin e Kuvendit z.Gramoz Ruçi. Së bashku ramë dakord se dy grupet parlamentare më cilësore opozitare kanë qenë ai i PD në ’91-’92 dhe ai i PS në ’92-’96. Kjo më përforcon bindjen se në demokraci, cilësia është më e rëndësishme se sasia, për të udhëhequr ndryshimin e një shoqërie, edhe kur “sasia” duket fuqiplotë”, shprehet Meta.

Por pjesa më e veçantë e reagimit është foto që Meta ka nxjerrë nga arkiva. Aty shihet presidenti teksa bisedon me Ruçin, ndërsa mbrapa qëndron si spektator kryeministri Edi Rama.

Loading...