Me anëtarësimin në NATO, Maqedonia e Veriut bëhet lojtar i rëndësishëm për rajonin, por edhe për Bashkimin Evropian, ishte theksuar në takimin e sotëm të ministres së Mbrojtjes Radmilla Shekerinska me kolegun e saj çek Lubomir Metnar në Ostravë.

Në takim, siç kumtoi Ministria e Mbrojtjes, ishte theksuar bashkëpunimi shumëvjeçar dhe i suksesshëm në mbrojtje mes të dyja vendeve dhe mbështetja e vazhdueshme për anëtarësimin tonë në NATO dhe për fillimin e negociatave me BE-në.

Shekerinska ka shprehur kënaqësi që pala çeke javën e kaluar e ratifikoi Protokollin për pranim në NATO, duke theksuar se anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në Aleancë nënkupton investim në sigurinë dhe stabilitetin e gjithë rajonit.

Ministri çek Metnar e kishte theksuar vendin tonë si shembull të suksesshëm në rajon në ndërtimin e marrëdhënieve miqësore me fqinjët dhe për këtë i kishte theksuar marrëveshjet me Bullgarinë dhe me Greqinë dhe ka shfaqur shpresë se anëtarësimi i plotfuqishëm në Aleancë do të ndodhë sa më shpejtë.

Ministri Metnar ka theksuar se Republika Çeke me padurim pret që ta shohë Maqedoninë e Veriut në NATO ku të dyja vendet do të fillojnë të bashkëpunojnë. Ai shtoi se vendi ynë është partner i rëndësishëm i Republikës Çeke dhe se ka mbështetje të plotë të planit në marrjen e datës së negociatave për vendin tonë.

Dy ministrat kanë biseduar edhe për donacion të pajisjes për Armatën tonë nga Republika Çeke, si dhe për iniciativën austriake për Akademinë Ushtarake Rajonale dhe angazhimin tonë që selia të jetë në Shkup, për çka pala çeke ka shprehur mbështetje të plotë.

Takimi ministror, siç kumtoi MB-ja, u mbajt në margjinat e manifestimit ndërkombëtar “Ditët e NATO-s” nikoqir i të cilit tradicionalisht është qyteti çek Ostrava dhe në hapjen solemne të të cilit mori pjesë edhe ministrja e Mbrojtjes Shekerinska bashkë me ministrat e Mbrojtjes nga B4 -Çekia, Hungaria, Polonia dhe Sllovakia.

Në këtë ekspozitë më të madhe të mbrojtjes dhe sigurisë marrin pjesë 18 vende partnere të NATO-s të cilët i shfaqën arritjet më të mëdha teknologjike në pajisjet e tyre ushtarake dhe policore.

Loading...