Nuk ia dalin Pogba, Shaw e Martial, Solskjaer shpreson të rikuperohet të paktën James.

Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, ka konfirmuar se Anthony Martial, Paul Pogba dhe Luke Shaw që të gjithë do të mungojnë për Unitedin të shtunën kundër West Ham, por shpreson të jetë gati Daniel James.

Ku u pyet nëse Pogba dhe Martial do të jenë mjaftueshëm të gatshëm për ndeshjen e së shtunës, Solskjaer iu tha gazetarëve: “Jo, nuk besoj, jo. Ata nuk janë stërvitur ende kështu që nuk mendoj. As Luke s’do të jetë gati”.

“Daniel James? Nuk e di. Nuk është stërvitur në ditët e fundit. Shpresoj, por nuk jam i sigurt. Do të kemi edhe një ditë rikuperuese, të shtunën do të shohim”