Procesi i bashkimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE si dhe Maqedonia e Veriut, kanë qenë temat e takimit të kryetarit të Parlamentit Evropian, David Sasoli me eurokomisarin e emëruar nga Hungaria, Laslo Troçanji që është mbajtur pasdite, kanë deklaruar për MEDIAL nga Kabineti i Sasolit, duke mos dhënë detaje.

Dëgjimi i kandidatëve për eurokomisarë fillon të hënën dhe do të zgjas deri më tetë tetor. Kryetarja e ardhshme e KE-së, Urusla fon der Lejn ia ka ndarë protofolion e zgjerimit dhe marrëdhënieve fqinjësore, kandidatit hungarez për eurokomisar, Laslo Troçanji, por një numër i madh i eurodeputetësh kanë paralajmëruar se do të kundërshtojnë këtë vendim.

Siç ka njoftuar korrespondentja e MEDIAL-s në Bruksel, Troçanji si ish ministër për drejtësi në qeverinë e Viktor Orbanit, ka hasur në kritika pasi një nga rolet e tij si komisar për zgjerim do të jetë mu të mbikëqyrë reformat në gjyqësi, ndërsa Hungaria është nën presion të fuqishëm të institucioneve evropiane për shkak të shkeljes së parimeve të sundimit të së drejtës.

Sipas “Vishegrad Insajt”, hungarezi do të jetë nën presion dhe për shkak se u ka “ndihmuar” tregtarëve me armë të largohen në Rusi.

Takimi me Sasolin ka qenë i mbyllur dhe nuk jepen detaje, as edhe arsye për takimin. Përveç me Troçanjin, kryetari i Parlamentit Evropian sot është takuar me kandidatët nga Belgjika, Luksemburgu, Portugalia dhe Polonia, ndërsa nesër do të takohet me kandidatin lituanez.