Sulmuesi kroat i ka refuzuar përfundimisht ofertat e majme që i erdhën nga klubet e Katarit

Mario Mandzukic do të mbetet në Juventus të paktën deri në janar, shkruan Gazeta Express.

Sulmuesi kroat i ka refuzuar përfundimisht ofertat që i erdhën së fundmi nga Katari.

Ekipet Al-Gharafa e Al-Rayyan i bënë oferta të majme ish-futbollistit të Bayern Munichut, por asnjëra prej tyre nuk e tunduan atë.

Për këtë, veterani i sulmit do të qëndrojë në Torino në pjesën e parë të sezonit, e më pas do të vendos nëse do të largohet apo jo.

Mandzukic ka përfunduar jashtë projektit të trajnerit Maurizio Sarri, i cili e preferon më shumë Gonzalo Higuainin.

33 vjeçari ka kontratë me Juven deri në vitin 2021, ndërsa vitin tjetër mund ta provojë një eksperiencë të re në Premierligë, ku e duan Manchester United dhe Tottenham.