Sulmuesi kroat pritet të largohet nga Juventusi gjatë janarit, ndërsa ka ofertë edhe nga Katari

Mario Mandzukic dëshiron të largohet nga Juventusi gjatë dimrit, shkruan Gazeta Express.

Sulmuesi kroat ka përfunduar në bankinë tek “Bianconeri” pasi trajneri Maurizio Sarri e preferon më shumë Gonzalo Higuainin.

Gjithashtu, ish-futbollisti i Bayern Munichut nuk është përfshirë fare në listën e Champions Leagues.

Prandaj, Mandzukic dëshiron të transferohet në Premierligë në afatin kalimtar të janarit.

Sipas “Tuttosport”, interesim për sulmuesin e rrezikshëm kanë shfaqur Tottenhami dhe Manchester Unitedi.

Gjithashtu, atë e do edhe klubi nga Katari, Al-Gharafa, i cili është i gatshëm t’ia ofrojë atij një rrogë të majme.

Për Mandzukicin gjatë verës flitej po ashtu se mund të rikthehet tek Bayerni.

Sidoqoftë, preferencë e sulmuesit shtatlartë është Premierliga.