Manchester United është vënë në ndjekje të pasardhësit të Andrea Pirlo-s, Sandro Tonali-t, për të cilin mund të bëjnë një ofertë të rëndësishme në merkaton e janarit.
19-vjeçari ka tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha të Europës pas paraqitjeve të mira të bërë në sezonin e kaluar, falë të cilave Brescia ka arritur të ngjitet në Serinë A.
Ylli iri i futbollit italian vlerësohet rreth 51 milionë euro, por United e di mirë se kjo shifër mund të rritet ndjeshëm nëse ai paraqitjet e tij të mira vazhdojnë.
Përveç klubit anglez, për Tonali-n interesohen edhe Juventus, Dortmund, Roma dhe Valencia.