Manchester United e sheh trajnerin argjentinas të Tottenhamit si pasardhës ideal të Ole Gunnar Solskjaerit, i cili mund të largohet në fund të sezonit
Manchester Unitedi është në kërkim të trajnerit të ri për sezonin e ardhshëm.
Sipas tabloidit britanik “The Sun”,
“Djajtë e Kuq” ia kanë vënë syrin trajnerit aktual të Tottenhamit, Mauricio Pochettino.
Madje, klubi nga “Old Traffordi” është i gatshëm të paguajë shuma të mëdha parash vetëm për ta bindur trajnerin argjentinas të zbarkojë në “Teatrin e Ëndrrave”.
Tottenhamit nuk po i shkojnë punët mirë këtë sezon pas suksesit të jashtëzakonshëm të edicionit të kaluar, kur shkoi deri në finale të Champions Leagues.
United nga ana e tij i ka bërë gati 35 milionë euro për ta paguar klauzolën e kontratës së Pochettinos, për ta sjell atë në Manchester.
Interesim për trajnerin argjentinas ndërkohë ka shfaqur edhe Real Madridi.