Mediumi i madh anglez, DailyMail, raporton se Manchester Unitedi dëshiron t’i ofrojë Paul Pogbas një kontratë të re më të mirë, në tentim për ta bindur mesfushorin francez të qëndrojë në “Old Trafford”.

Paul Pogba e kishte kërkuar largimin nga Manchester Unitedi gjatë afatit kalimtar të verës, duke thënë publikisht, në korrik, se dëshiron ta përballet me një sfidë të re në karrierë. Kjo deklaratë e tij e nxiti interesimin nga Real Madridi,

Megjithatë, Real Madridi nuk bëri ofertë për francezin pasi që Manchester Unitedi ia bëri të qartë se çfarëdo oferte, pavarësisht shumës, do të refuzohej. Tani që afati kalimtar është mbyllur, Manchester Unitedi dëshiron t’ia rinovojë kontratën 26-vjeçarit.

Pogba do të hyjë në vitin e fundit të kontratës së tij me “Djajtë e kuq” në fund të këtij sezoni, mirëpo Manchester Unitedi e ka opsionin për t’ia vazhduar atij kontratën edhe për 12 muaj të tjerë.

Por, mediumet britanike raportojnë se “Djajtë e kuq” nuk duan të rrezikojnë ta humbin yllin e skuadrës së tyre dhe për këtë arsye dëshirojnë ta bindin atë të nënshkruajë kontratë të re, ku do t’i ofrohet ngritje page.

Mirëpo, Manchester Unitedi nuk pritet ta ketë të lehtë ta transferojë francezin, pasi që menaxheri i futbollistit, Mino Raiola, dhe vëllai i tij, Mathias Pogba, vazhdojnë ta vënë në dyshim të ardhmen e tij.

Të martën, vëllai i Pogbas tha se të gjithë e dinë se trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, është tifoz i madh i mesfushorit të Manchester Unitedit, ndërsa Raiola gjatë verës kishte thënë se të gjithë janë të vetëdijshëm se Pogba dëshiron të gjejë klub tjetër.

Loading...