Malta jep mbështetje të fuqishme për Maqedoninë e Veriut për datën e fillimit të negociatave me Bashkimin Evropian në tetor, ka thënë kryeministri i Maltës Xhozef Muskat në takimin me kryeministrin Zoran Zaev, që u mbajt në Nju-Jork, me rastin e pjesëmarrjes në Asamblenë e përgjithshme të KB-së.

Kryeministri Zaev ka folur me homologun e tij nga Malta për momentin pozitiv të fillimit të negociatave inkuadruese të BE-së me vendin tonë, duke i marrë parasysh konkluzionet optimiste të Këshillit në vitin 2018 dhe 2019, si dhe rezultatet që i dorëzoi Maqedonia e Veriut në planin e reformave vendore dhe të arritjes së standardeve për anëtarësim në BE. Në takim kryeministri Muskat, theksoi se Malta jep mbështetje të fuqishme dhe të tërësishme për Maqedoninë e Veriut për datë të fillimit të negociatave me BE-në në tetor”, kumtoi pres-shërbimi qeveritar.

Prej atje plotësojnë se së bashku dhe veçanërisht në mënyrë pozitive është vlerësuar komunikimi politik i përforcuar mes dy vendeve pas lidhjes së marrëdhënieve diplomatike në nivel më të lartë.