Paolo Maldini i Milanit ka zbuluar se ai është më i stresuar tani për derbin e fundjavës me Interin, në kuadër të Serisë A, sesa kur ishte futbollist dhe luante vetë në këtë derbi.

Ish-mbrojtësi legjendar i klubit është duke u përgatitur për të tretën herë për Derby della Madonnina si anëtar i bordit të kuqezinjve dhe ai e ka pranuar se përgatitjet tani janë shumë më ndryshe sesa në kohën kur ai ishte kapiten i klubit, transmeton Gazeta Express.

“Është gjithmonë një emocion i madh, por duhet ta pranoj që, o Zot, rëndësia e këtij derbi nuk është më e madhe sesa rëndësia që të fitojmë diçka këtë sezon”, ka thënë 51-vjeçari për Milan TV.

“Në qytetet e tjera, derbi është edhe më i rëndësishëm sepse dy klubet e përfshira nuk kanë arritur asnjëherë synime më të mëdha sesa fitorja në një ndeshje të tillë”.

“Unë kam luajtur në këtë derbi shumë herë, mbi 50 më duket, dhe të gjitha ishin shumë të ndryshme. Më interesantet ishin ato në Ligën e Kampionëve: ta fitosh një gjysmëfinale që vendoset brenda gjashtë ditëve, të kualifikohesh në finale dhe pastaj ta fitosh kupën”.

“Dallimi mes të qenit lojtar në këtë derbi dhe të qenit drejtor është i madh. Ti nuk luan në ndeshje, kështu që nuk përgatitesh për të luajtur, por për ta shikuar”.

“Sa i përket stresit, ta shikosh ndeshjen ka shumë më shumë efekt sesa të luash në të. Të paktën duke luajtur, ti i liron emocionet, shqetësimet, frikën”

Loading...