Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme në rrugën rajonale Strugë-Dibër ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku mes një makine dhe një traktori ku si pasojë jetën ka humbur një 48 vjeçar nga Struga.

“Më 18.09.2019 në ora 18:55 në rrugën rajonale Strugë-Dibër ka ndodhur një aksident trafiku midis një makine Volkswagen Golf me targa të Ohrit, i drejtuar nga N.Q. (56) nga fshatin Lakoqerej i Ohërit dhe një traktor pa targa, që po drejtohej nga M.F. (48) nga fshati Veleshtë i Strugë. Në aksident M.J. ka marrë lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në Qendrën Mjekësore në Strugë dhe më pas në Klinikën “Nënë Tereza” në Shkup, ku edhe ka ndërruar jetë. N.Q. ka marrë lëndime trupore dhe është dërguar në Qendrën Mjekësore në Strugë për ndihmë mjekësore. Me urdhër të prokurorit trupi i të ndjerit është dorëzuar për autopsi. Ekipi i SPB-Strugë ka kryer inspektime në vendin e ngjarjes”, thonë nga MPB