Në udhëkryqin në mes të rrugës regjionale Tetovë-Vollkovi, me rrugën lokale për në fshatin Sedllarcë e Poshtme, dje (17-shtator) rreth orës 09 e 30 minuta, vetura e tipit ,,Folkcvagen Polo,,  me targa të Gostivarit, të cilën e ka drejtuar 70-vjeçari T.G. nga Gostivari, ka aksidentuar biçikletën ,,Trek,, të cilën e ka drejtuar 35-vjeçari Z.R. nga Tetova.

Çiklisti i lënduar, është dërguar në spitalin klinik të Tetovës, për ti ofruar ndihmë mjeksore.

Është kryer inspektimi në vendin e ngjarjes.