Dje (22-shtator) rreth orës 15 e 20 minuta, në udhëkryqin në mes rrugës regjionale Gostivar-Gradec dhe rrugës lokale për në fshatin Pozharan të Gostivarit, vetura ,,Pezho 206,, me targa të Gostivarit, të cilën e ka drejtuar 51-vjeçari F.R. nga Vrapçishti, ka aksidentuar biçikletën të cilën e ka drejtuar 11-vjeçari nga fshati Toplicë e Gostivarit.
Gjatë aksidentit, fëmija ka pësuar lëndime të rënda trupore, dhe me veturë tjetër është dërguar në Spitalin e përgjithshëm ,,Ferid Murad,, në Gostivar, që ti ofrohet ndihma mjekësore.
Inspektim në vendin e aksidentit ka kryer ekipi nga Stacioni policorë Gostivar.