Prej disa ditësh Luana ka bërë të ditur se po punonte për rikthimin në ekran ndërsa sot moderatorja ka zbuluar se do rikthehet me sezonin e tretë të programit të saj “Shiko kush luan”.

Luana ka publikuar sot spotin e emisionit ku shihet duke punuar për studion e re. Me anë të këtij spoti moderatorja ka zbuluar edhe prurjen e re në emision që është aktori i njohur i “Portokallisë”, Rezart Veleshnja i cili do zëvendësojë Adi Pojanën.

“Shiko kush luan” do fillojë në 28 shtator dhe do transmetohet të shtunave si gjithmonë.

“Bletët punëtore e bënë gati skenën. Shiko Kush LUAN rikthehet më dt 28 Shtator në Top Channel me 2 super kapitenët Florjan Binaj dhe blerja e re Rezart Veleshnja. Di t’ju them qe nuk duhet ta humbisni për asnjë arsye!!! Edhe pse e di qe mezi po prisni dhe ju njësoj si unë”, shkruan Luana.

Loading...