Reagim ndaj deklaratës së Trajko Sllavevskit, anëtar i KE të VMRO-DPMNE-së

Koncepti i vetëm ekonomik i VMRO-DPMNE-së është të marrin para nga qytetarët që të pasurohen disa në pallatin e bardhë. Për ta kthimi i parave te qytetarët është term i panjohur.

Prandaj Trajko Sllavevski është kundër masës “TVSH-ja ime”, prandaj Hristijan Mickoski dhe VMRO-DPMNE janë kundër masës që siguron rritje të pagave dhe më shumë para te qytetarët.

Se sa VMRO-DPMNE mendon për qytetarët, shihet në atë që grupi i tyre parlamentar në vend se për nevojat e qytetarëve, dorëzon amendament në të cilën kërkon të ridestinohen para për bishtin e demit, statujë e projektit megakriminal Shkupi 2014.