Në pallatin e bardhë pas meje përveç që mbrojnë krimin dhe përhapin lajme të rrejshme, janë edhe kundërshtarë direkt të rritjes së pagave.

Mbrëmë, anëtari i Komitetit ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së, Trajko Sllavevski, disa herë ka porositur që të mos rritet paga minimale.

Të mësuar me vjedhjen nga qytetarët, VMRO-DPMNE nuk dëshiron që paratë të përfundojnë tek qytetarët, por janë të mësuar që paratë të përfundojnë në pallatin e bardhë pas meje.

dhuro

Tani është e qartë pse VMRO-DPMNE me vite nuk e ka ngritur pagën minimale.

Tani është e qartë se shkaku i politikave të tilla të VMRO-DPMNE-së, mijëra të rinj çdo vit janë larguar nga shteti.

Për dallim nga ata, LSDM po i rrit pagat në të gjithë sektorët. Paga minimale sot është 12.507 denarë dhe është e njëjtë në të gjithë sektorët ekonomik.

Sot realizojmë masa dhe politika që t’i mbajmë të rinjtë në vend. Ndërtojmë sistem që siguron vende të reja pune dhe paga më të larta.

Përderisa VMRO-DPMNE është e mësuar vetëm për të marrë, LSDM përmes shumë masave dhe politikave i kthen paratë tek qytetarët dhe siguron standard jete më të lartë.

Si parti e përgjegjshme, vazhdojmë me realizimin e masave që sigurojnë rritje ekonomike dhe më shumë para në buxhetet familjare.

Loading...
Global