Ne LRE – Lëvizja e Re, si parti e re politike kemi ndjekur me shumë vëmendje zhvillimet më të fundit politike por edhe më gjerë.

Ndaj edhe kemi vendosur tu drejtohemi shqiptarëve drejtpërdrejtë me idetë dhe këndvështrimin tonë.

Të dashur shqiptarë,

Klasa politike shqiptare e këtyre 30 viteve apo sikurse publiku i njeh e i quan së fundmi si Klubi i Plaçkaxhinjve të majtë dhe të djathtë të politikës shqiptare, janë duke zhvilluar prej disa muajsh një luftë kapilare kundër Reformës në Drejtësi dhe kundër gjithçkaje të mirë e të mbarë që shqiptarët dhe Perëndimi po investojnë në Shqipëri.

Të korruptuarit e pandëshkuar të këtyre 30 viteve kanë zgjedhur ti bëjnë luftë guerrilje, politike dhe speciale Reformës në Drejtësi.

Klubi i Plaçkaxhinjve i përmbledh të gjithë të korruptuarit e pandëshkuar bashkë, në Qeveri dhe Opozitë.

Ata janë bashkë.

Bashkë janë dakordësuar për luftën, bashkë e kërkojnë dialogun për të legjitimuar pazaret dhe bashkë e vunë në skenë rastin Saimir Tahiri, si “kryeveprën” e tyre antiReformës në Drejtësi.

Ata janë bashkë.

Bënë së bashku, gjithçka në fuqinë e tyre për ta ndikuar vendimin e Gjykatës për Saimir Tahirin në mënyrë që proçesin e ish Ministrit të Brendshëm ta përdornin si propagandë dekurajuese dhe mosbesuese ndaj Reformës në Drejtësi.

Por miq, mos u shqetësoni.

Saimir Tahiri u shpall fajtor.

Ndoshta nuk u dënua sipas meritës, por me siguri u shpall fajtor.

Ta shohim me optimizëm situatën sepse nuk ka vend për dekurajim.

Saimir Tahiri u përdor ekstremisht, njëlloj si djegia e mandateve, molotovët, bojkotimi i zgjedhjeve.

U përdor nga të gjithë bashkë si proçes dekurajues dhe antiReformës në Drejtësi.

Ama, nuk u shpëtua dot.

U shpall fajtor.

Mos u dekurajoni shqiptarë të dashur.

Ky është vetëm fillimi i ndëshkueshmërisë.

Klubit të Plaçkaxhinjve po u mbaron koha dhe fishekët që kanë për të përdorur.

Shumë shpejt, do ta shohim e ndjejmë të gjithë sesa e pastër, e thellë dhe eficente do të jetë Drejtësia e re që po vjen.

Do tia dalim.

🇺🇸🇦🇱✌

LRE – Lëvizja e Re