Skuadra e Liverpoolit regjistron fitoren e gjashtë me radhë, kësaj radhe si mysafir mposhti me rezultat 2:1 Chelseat, në ndeshjen e javës së gjashtë në Premier League.

40638 shikues në stadiumin “Stamford Bridge’ panë lojë shumë të mirë. Në minutën e 14-të futbollisti Alexander-Arnold nga gjuajtja e lirë rreth 16.5 metra me një goditje të fuqishme e plason topin në këndin e epërm të majtë dhe 0:1.

Në minutën e 30-të, Robertson harkon për bukuri dhe Firmino godet me kokë për 0:2. Kante me një depërtim individual dhe nga rreth 16 metra shënoi eurogol në këndin epërm të majtë të portës mysafire, 1:2. Liverpooli kryeson me 18 pikë, ndërsa Chelsea është në vendin e 11-të me 8 pikë.

Askush nuk e kishte besuar se Arsenali me një lojtar me pak do ta fiton takimin me 3:2 ndaj Aston Vilës shumë të papërshtatshme. Aston Villa dy herë udhëhoqi por nuk arriti të paktën një pikë.

Në minutën e 20-të, McGinn shënon për mysafirët. Katër minuta pa përfunduar pjesa e parë Arsenali mbetet pa një lojtar, pasi që Maitland-Niles u ndëshkua me karton e dytë verdhë për shkak të ndërhyrjes së ashpër. Në minutën e 59-të, Pepe nga penalltia barazon 1:1. Në minutën e 60-të, sërish tronditet Arsenali, Wesley shënon për 1:2.

Chambers realizon për 2:2 në minutën e 80-të dhe Aubameyang në minutën e 84-të nga gjuajtja e lirë rreth 19 metra shënon supergol në këndin e majtë, duke lënë të shtangur portierin dhe 3:2. Granit Xhaka luajti me sukses dhe u zëvendësua në minutën e 72-të, duke iu gëzua kësaj fitore të vështirë. Arsenali është në vend të katërt me 11 pikë, kurse Aston Villa e 18-ta me 4 sosh. Arsenali humbjen e shndërroi në fitore, kjo është çmenduri e skuadrës londineze.